Putinisti Stoilkoviq i qeverisë monoetnike zvogëlon buxhetin e shënimit të Marrëveshjes së Ohrit
Bashkimi Demokratik për Integrim e quan ofendues faktin që një putinist i përbetuar, një mos-njohës i pavarësisë së Republikës së Kosovës si Ivan Stoilkoviq, është zëvendës kryeministër dhe ministër përgjegjës për Marrëveshjen e Ohrit edhepse të njejtën as që e njeh dhe as që e respekton.
Si pasojë, buxheti për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit është zvogëluar me vendim të qeverisë monoetnike dhe aminin e vazalëve puthadorë të cilët kanë okuparni stitucionet e shtetit pa legjitimitetin e votuesit shqiptar, por me preferencë të VMRO DPMNEsë si në kohërat e monizmit dhe të Millosheviqit.
Bashkimi Demokratik për Integrim nuk mund të qëndron duarkryq kur shqiptarët dhe të tjerët po poshtërohen çdo ditë dhe kur çdo e arritur në drejtim të barazisë po zhbëhet.
Prandaj dhe kemi angazhuar autorin e Marrëveshjes së Ohrit Paul Williams dhe ekipin e tij pranë PILPG për të hartuar platformë ligjore mbi legjitimitetin, me ç’rast drafti i parë tashmë është dorëzuar dhe do të shqyrtohet në kuadër të Frontit Europian e më pas edhe në publik me botën akademike, organizatat joqeveritare, mediat, qytetarët.
Manifestimi qëndror për shënimin e Marrëveshjes së Ohrit mbahet nesër, e martë, 13 gusht 2024, me fillim në ora 12:00 në hotelin Aleksandar Palas në Shkup.