Taravari: S’mund t’ia ndalojmë BDI-së që të organizojë “private party”, janë të mirëseardhur në manifestimin shtetëror

Arben Taravari nga VLEN ka komentuar manifestimin e nesërm të BDI-së për përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, përcjell TV21. Taravari tha se manifestimin shtetëror e organizon qeveria dhe se BDI është e mirëseardhur dhe e ftuar në ngjarjen që e organizon ekzekutivi.

“Gjithnjë prej BDI-së ka pasur tendencë që disa ngjarje t’i privatizojnë. Dmth unë mendoj se nuk mund ta pranojnë ende se ata janë opozitë dhe dalë-ngadalë duhet të jenë mysafirë te ata që e organizojnë eventin për Marrëveshjen e Ohrit, por sidoqoftë, ne nuk mundemi t’ia ndalojmë që të organizojnë party private apo manifestime private, por manifestimin shtetëror e organizojnë partitë të cilët janë në pushtet. Ata janë të mirëseardhur”