Sot i jepet lamtumira e fundit, Faton Hajrizit


Sot do t’i jepet lamtumira e fundit Faton Hajrizit.

I ndjeri do të varroset të dielën në ora 14:00 në varrezat e fshatit Klinë e Ulët.

Kjo u konfirmua nga vëllai i Fatonit, Artan Hajrizi.

Hajrizi është vrarë nga policia serbe më 19 korrik, rreth 2 javë pasi u arratis nga burgu në Kosovë, ku po vuante dënimin.

Ai dyshohet se e vrau një polic serb dhe një tjetër e plagosi, në orët e para të 18 korrikut në Lloznicë.