Më 09.08.2024, në orën 22:15, oficerët e policisë nga Sektori për Punë të Brendshme në Gostivar kanë arrestuar A.S. (37) nga Gostivari në parkun e qytetit në Gostivar. Ai ishte denoncuar nga gruaja e tij 28-vjeçare nga Gostivari, se rreth orës 22:30 në parkun e qytetit në Gostivar e kishte sulmuar fizikisht atë dhe vajzën e tyre të mitur, duke u shkaktuar lëndime trupore, të cilat janë konstatuar në Qendrën Mjekësore Gostivar. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe ndaj tij do të ngritet kallëzim përkatës.