Prokuroria Themelore Publike në Kumanovë po zhvillon procedurë kundër një personi për vepër penale – Grabitje sipas nenit 237 paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.
Me propozim të prokurorit publik, Gjykata Themelore në Kumanovë, me vendim të datës 30 korrik, caktoi masa kujdesi kundër të dyshuarit 31-vjeçar.
Masat përfshijnë marrjen e përkohshme të pasaportës dhe të dokumenteve të tjera për kalimin e kufirit shtetëror, ndalimin e përdorimit të kartës së identitetit për kalimin e kufirit, si dhe detyrimin e të dyshuarit për t’u paraqitur herë pas here te një person zyrtar i caktuar ose pranë një organi kompetent.
Megjithatë, SPB Kumanovë njoftoi prokurorinë se i dyshuari më 08.08.2024, në orët e mbrëmjes, kishte tentuar të largohej nga shteti me kartë identiteti, duke u përpjekur të kalonte kufirin në pikën kufitare të Bllacë së Poshtmes, pavarësisht masës së kujdesit të caktuar. Duke qenë se i dyshuari dukshëm nuk i është përmbajtur masës së përcaktuar për sigurimin e pranisë, që tregon për një rrezik të vërtetë që ai të arratiset, prokurori kompetent publik i propozoi gjykatës që të anulohen masat e kujdesit të dhëna për të dyshuarin dhe të zëvendësohen me masën e paraburgimit.