MPB ka njoftuar se me 07.08.2024, në orën 01:30, në SPB Shkup, një 29-vjeçar nga Shkupi ka raportuar se në shtëpinë familjare në rajonin e Gazi Babës në Shkup, pas një grindjeje të mëparshme, është sulmuar fizikisht nga bashkëshortja e tij 28-vjeçare nga Shkupi, e cila ka përdorur edhe një objekt të fortë. Pas zbardhjes së plotë të rastit, do të pasojë një kallëzim përkatës.