Bullgaria me ligj ndalon “propagandën LGBT” nëpër shkolla


Qeveria bullgare, përmes një ligji, ka ndaluar promovimin të ashtuquajturave “orientime seksuale të jashtëzakonshme ose identitete gjinore”. Parlamentit bullgar e miratoi ligjin, që ndalon strikt promovimin e lezbikeve, homoseksualëve, biseksualëve, dhe individëve transgjinorë.

Sipas deputetëve, të gjitha këto janë pjesë e “propagandës LGBT”. Ndalimi është zbatuar përmes Ligjit për Arsimin Parashkollor dhe Shkollor, i miratuar nga 159 deputetë, ndërsa kundër ishin 20, dhe 10 abstenuan.

Deputetët mendojnë se ky ndalim është në përputhje me Kushtetutën bullgare, e cila parashikon se martesa është një bashkëjetesë mes një burri dhe një gruaje.

„Kur marrim tekste nga Wikipedia për të miratuar ligje, kjo nuk është orientim i djathtë, nuk është orientim konservator dhe nuk është mbrojtje e fëmijëve bullgarë, kjo është populizëm i lirë“, tha Elisaveta Belobradova nga reformistët „Vazhdojmë me Ndryshimin