Një 19-vjeçar nga Maqedonia është i dyshuar kryesor për planifikim të një sulmi terrorist në koncertin e Taylor Swift në Vjenë


Në Austri janë arrestuar dy ekstremistë, dhe njëri prej tyre dyshohet se ka planifikuar një sulm ndaj disa ngjarjeve në Vjenë, përfshirë koncertet e ardhshme të Taylor Swift.

Njëri nga të arrestuarit është një djalë 19-vjeçar nga Maqedonia

Ai është arrestuar në Ternec, ndërsa personi i dytë është arrestuar në Vjenë.

Në kuadër të aksionit të arrestimit, është kryer një kontroll në shtëpinë e 19-vjeçarit që është arrestuar, ku janë sekuestruar disa sende, si dhe janë gjetur „substanca kimike“. Djali dyshohet se ka punuar për një kompani kimike.

Sipas informacionit jozyrtar, disa javë më parë ai kishte bërë betimin e besnikërisë ndaj organizatës terroriste Shteti Islamik (IS), dhe fqinjët i kanë thënë mediave se kohët e fundit kanë vërejtur ndryshime në sjelljen e të riut.

Ai dyshohet se ka ndarë planet e tij për një sulm terrorist me një tjetër simpatizant të IS përmes mesazheve SMS, dhe policia ka arritur në përfundimin se sulmi mund të ndodhte gjatë koncertit, sipas kërkimeve të tij.

Po ashtu, një 17-vjeçar është arrestuar në Vjenë të njëjtën ditë, por deri tani nuk dihet se si ishte përfshirë në planin e tërësishëm. Po ashtu, është përfshirë edhe një të ri tjetër, i cili aktualisht është në arrati.