Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka pritur 12-vjeçarin i cili kishte gjetur një kuletë me 2500 euro dhe të njëjtën e kishte dorëzuar në Policinë e Kosovës.
Nura ka thënë se për këtë vepër, komuna e ka shpërblyer atë duke ia mbuluar shpenzimet për vitin e ri shkollor.
“Sa shumë kemi nevojë për njerëz si Blearti!” – ka shkruar ai.
Postimi i plotë:
Ky është Blearti!
I artë edhe për nga shpirti i tij i pastër që e dëshmon edhe nëpërmjet aktit shembullor, duke i dorëzuar në polici një shumë të humbura parash, rreth 2,500 euro.
Për këtë vepër bujare, një dhuratë nga ne, duke mbuluar të gjitha shpenzimet që nevojiten për vitin e ri shkollor 2024/2025.
Sa shumë kemi nevojë për njerëz si Blearti!
Të lumtë!