Vajza transgjinore e Elon Musk ka nisur një sulm kundër babait të saj me postime të njëpasnjëshme në platformën Threads.
Vivian Wilson, 20 vjeç e përshkroi babanë e saj 53-vjeçar të larguar si një tradhtar bashkëshortor, gënjeshtar dhe hipokrit.
Duke iu referuar skandaleve të karakterit personal dhe profesional nga e kaluara e pronarit të X, ajo e cilëson si “të çuditshme” zgjedhjen e tij për t’u shfaqur si familjar i krishterë dhe mbrojtës i vlerave perëndimore , pasi realiteti sipas saj është krejtësisht ndryshe.
“Ti nuk je familjar, ti je një kurorëshkelës serial që nuk do të ndalojë së gënjeshtrave për fëmijët e tij. Ti nuk je i krishterë, me sa di unë nuk ke shkelur kurrë në kishë. Ju nuk jeni një avokat i përparimit. Kur isha 6 vjeç e quajte arabishten “gjuha e armikut”, ke pasur një sërë padish për diskriminim dhe je nga Aparteidi Afrika e Jugut. Ju nuk e “shpëtoni planetin”, nuk i jepni hakun ndryshimeve klimatike dhe gënjeni për qytetërimin multiplanetar, si justifikim dhe sepse dëshironi të dukeni si CEO i Ready Player One”, tha ajo ndër të tjera.
Miliarderi afrikano-jugor ka lindur 12 fëmijë në 22 vitet e fundit dhe ka shprehur publikisht besimin e tij se popullsia e botës duhet të rritet për të ardhmen e specieve tona. Musk ka lindur fëmijë me tre gra të ndryshme, autoren kanadeze Justine Wilson, nëna e Vivian, muzikanti Grimes dhe punonjësja e tij, Siobhan Gillis. Fëmija i tij më i vogël me Zillis lindi në 2024.
Vivian dhe Musk janë përfshirë në një luftë fjalësh në mediat sociale pas një interviste të CEO të Tesla në të cilën ai pretendoi se ishte mashtruar për të lejuar Wilson të merrte ilaçe për transgjinorët, të cilat pengojnë manifestimin të karakteristikave fizike parësore dhe dytësore të pubertetit.
Ëilson iu kundërpërgjigj atyre pretendimeve muajin e kaluar, duke kundërshtuar një postim të babait të saj në Tëitter, në të cilin ai pretendonte se kishte lindur “gay dhe pak autist”.