34 personat e përjashtuar nga Ansambli Shqiptar, Sulejmani: Pas audicionit, të gjithë pritet të kthehen në vendin e tyre të punës


Zëvendësministri i Kulturës, Sedat Sulejmani thotë se së shpejti pritet të ketë audicion të ri për Ansamblin Shtetëror të Këngëve dhe Valleve Shqipe, me çka pritet që të kthehen në punë 34 artistët e përjashtuar.

Tash e kemi për obligim të hapin një audicion të ri, përsëri personat të cilët do të konkurojnë, besoj që do të jenë të njëjti, do t’u mundësojmë që përsëri të punësohen në Ansamblin Shqiptar. Ata kontratat i kanë 5-vjeçare, edhe çdo vjet marrin pëlqim nga Ministria e Financave, dmth në 5 vjet, një herë bëhet audicion te Ansambli Shqiptar dhe çdo vit merret pëlqim nga Ministria e Financave. Ne kemi dërguar kërkesën deri te MF për pëlqim, dhe në afat sa më të shkurtër kohorë, do të mundohemi që ta hapim audicionin”, tha Sulejmani.