Lotaria Shtetërore ka fituar drejtor të ri, D-r Aleksandar Klimovski, profesor i rregullt në Fakultetin Juridik “Justiniani i Parë” në Shkup.
Klimovski ligjëron lëndën si E drejta e shoqërive, Menaxhimi korporativ, Etika korporative dhe E drejta e lojërave të fatit.
Ai është njëri nga ekspertët juridik më të njohur në rajon për rregullimin e lojërave të fatit, kurse punimet shkencëore të tija citohen në revistat shkencore me renome.