Kryeministri Hristijan Mickoski në konferencë për media me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti ka deklaruar se kanë patur një takim konstruktiv në ambient miqësor. Ai tha se kanë hapur gjitha temat që janë me rëndësi për të dyja vendet, ndërsa kanë biseduar edhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.
Si qeveri e re, Mickoski, tha se qëllimi i tyre është që të ndërtojnë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.
“Njëkohësisht kemi hapur temat që në rrafshin politik janë të rëndësishëm për të dyja vendet, posaçërisht ngjarja e fundit që ndodhi më 2 gusht me presidenten e Kovës. Po ashtu nga të pranishmit ishte theksuar se sipas informacioneve që kemi marrë nga personat zyrtar të aeroportit TAV është se po ndjeken standardet e qarta ndërkombëtare kur ka fluturime komerciale dhe se në procedura të tilla jam i nënshtruar edhe unë si kryeministër i Maqedonisë, presidentja e Maqedonisë dhe gjithë personat që e kalojnë pjesën VIP. Por kjo për ne shkaktoi një ndjenjë për të cilën ndjehemi keq dhe nuk dëshirojmë që kjo të përsëritet dhe unë personalisht kam theksuar se presidentja e Kosovës është e mirëseardhur si gjithë qytetarët e Kosovës, dhe personalisht nëse do e marr me kohë informacionin do të kisha nderin ta pres në aeroport dhe së bashku ta shoqërojë në kohën që do të qëndrojë në aeroport që të shmangim lloj të tillë të incidentit”, tha Mickoski.
Ballina Lajmi i Dites Mickoski: Na vjen keq për ngjarjen me presidenten Vjosa, herën tjetër personalisht...