Vangjel Tavo është shpallur fitues i bashkisë me 1447 vota më shumë se rivali i tij Petro Gjikuria. Deri në momentet e fundit ku ka mbaruar edhe numërimi, Tavo ka qenë i shoqëruar nga Blendi Klosi, ndërsa Gjikuria i cili pasi pa rezultatin se po humbiste rreth orës 4 të mëngjesit u largua dhe nuk qëndroi deri në fund për të pritur verdiktin që i dha fitoren rivalit të tij socialisht. Tavo fitoi dhe bastin politik ku ishte shprehur se do të fitonte me 1000 vota plus duke sfiduar rivalin e tij të opozitës.
Pas fitores ai është pritur nga simpatizantë të tij, vëzhgues ka qenë edhe Petro Beleri, djali i Blerit i cili e ka ndjekur procesin deri në fund. Ndërsa Tavo ka bërë një falënderim ndaj të gjithëve ai ka ftuar Petro Gjikurinë të bashkëpunojnë të bëhet nënkryetar bashkie.
Sot fitoi Himara, fituan himarjotet, dua të falënderoj të gjithë për durimin që patën të na dëgjojnë gjatë fushatës dhe që më votuan. Që sot fillojmë punën për të gjitha ato që i kemi premtuar banorëve, të gjithë të majte e të djathë, problemet nuk kanë ngjyrë, të gjithë të bashkuar. Oferta ka qenë e sinqertë nëse Gjikuria nuk do largohet në Amerikë është i mirëpritur të behet nënkryetar bashkie, bashkia ka nevojë për të majte dhe të djathtë”, tha Tavo.