Imane Khelif arriti në gjysmëfinale të Lojërave Olimpike dhe kështu siguroi medaljen e parë për vendin e saj në Paris, ndërsa pas triumfit kritikoi Federatën Ndërkombëtare të Boksit (IBA).
Boksierja algjeriane është bërë mjaftë e përfolur, kur italianja Angela Carinin u tërhoq nga dueli me të vetëm pas 46 sekondave, duke pretenduar se Khelif është një trans dhe goditjet e saja janë shumë të forta.
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar e lejoi Khelif të konkurronte në garën e femrave edhe pse Organizata Botërore e Boksit (IBA) e ndaloi më parë atë nga Kampionatin Botëror vitin e kaluar.
Megjithatë ajo ka marrë fitoret radhazi në Paris, derisa me lot në sy ka thënë se i është bërë shumë padrejtësi.