Kryeministri i Republikës së Maqedonisë së Veriut në një intervistë për “Fokus” theksoi se ekzistojnë indikacione dhe prova për krime epike dhe keqpërdorime të shumave të mëdha të parave në disa institucione nga ish-qeveria e LSDM dhe BDI, për të cilat organet duhet të hetojnë seriozisht, sepse mungojnë para dhe në terren nuk ka projekte dhe realizime.
– Nëse keni mungesë prej 5 miliardë denarë, që është më shumë se 80 milionë euro, për të paguar pensionet e rregullta, po flas për pensionet e rregullta, pa ato rritje dy herë në vit sipas ligjit. Dhe, kur shihni në disa institucione të tjera ku financohen disa projekte që ishin me rëndësi thelbësore dhe rëndësi për BDI dhe LSDM, atëherë arrini në përfundimin se dikush këtu ka keqpërdorur me vetëdije buxhetin për të financuar projekte, për të cilat ka dyshime të arsyeshme se ato para janë keqpërdorur. Në terren, nuk shohim realizim dhe përparim të atyre projekteve. Para së gjithash mendoj për projektet që lidhen me ndërtimin e Korridorit 8 dhe 10-D, tha kryeministri Mickoski.
Kryeministri Mickoski tregoi se edhe në “Pyjet Kombëtare” mungojnë gjysmë miliardë denarë, që do të thotë mbi 8 milionë euro, mjete të krijuara për borxhe, por nëse shihet se faturat janë dyfish, trefish më të mëdha se zakonisht, atëherë shtrohet pyetja se dikush atje është përpjekur të keqpërdorë.
Duke folur për keqpërdorimet që ka bërë qeveria e kaluar, kryeministri Mickoski theksoi se ndoshta është e kuptueshme që në tender të ketë një çmim 15, 20 për qind më të lartë, edhe 25 për qind, por jo 200 për qind, që është e pabesueshme.
– Nëse bëni një projekt me rëndësi kapitale, siç është hekurudha drejt Bullgarisë, dhe nëse ai projekt përfundon në një rrugë të vdekur ose në gjysmë të tunelit, pa ndonjë siguri se si do të zhvillohet më tej. Dhe nëse për atë projekt duhet të shpenzoni 560 milionë euro, nga të cilat 360 milionë euro janë paratë e tatimpaguesve maqedonas dhe 200 milionë euro grant ose para të tatimpaguesve evropianë, sipas parimit të Red FIDIC. Dhe çdo inxhinier që punon me Red ose Red FIDIC e di që ai projekt përmes penaliteteve mund të arrijë deri në 750-800 milionë euro. Nëse shpenzoni gjysmë miliardë euro para të popullit për 24 kilometra, për të ndërtuar 22 tunele, për të hyrë në Kriva Palankë dhe për të rrëzuar 20 shtëpi dhe për të dëbuar 20 familje, dhe për të përfunduar në një rrugë të vdekur, gjysmë tuneli, nuk është e normal, theksoi kryeministri Mickoski.
Në REK Manastir, theksoi kryeministri Mickoski, se vetëm nga një marrëveshje diferenca është 40 milionë euro.
– Në këtë moment, mund të them se vetëm në REK Manastir nga gjysma e dytë e vitit 2021 deri në maj të vitit 2024 janë transportuar rreth 1 milion e 600 mijë tonë qymyr. Sepse dihet saktësisht sa është transporti nga miniera, që është 8,5 euro për ton, sa është çmimi i mineralit në minierë, sa shitet në REK Bitola… Vetëm në këtë periudhë, vetëm për këtë marrëveshje, unë vij në një fakt tronditës se diferenca është rreth 40 milionë euro. Kjo është plaçkë dhe nuk është etike. Asnjë biznesmen normal dhe i ndershëm nuk do të angazhohej në një marrëveshje të tillë, tha kryeministri Mickoski.