MPB ka njoftuar se me 01.08.2024, në orën 10:00 në Stacionin Policor Gostivar është raportuar se në rrugën “Nikola Parapunov” në Gostivar, një katërçikël me targa të Gostivarit, i drejtuar nga I.T. (48) nga Gostivari, ka dalë nga rruga. Në aksident, shoferi ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Gostivar. Është kryer inspektim nga ekipi hetimor i DPB Gostivar.