LSDM: Turp është që ka tre versione të skandalit në aeroport, dikush po e fsheh të vërtetën


Publiku është në një konfuzion të plotë pas incidentit të djeshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, pasi të gjitha palët dolën me versionin e tyre të ngjarjes.

Po pyesim, a po fshihet versioni i vërtetë për atë që ka ndodhur dhe për cilat arsye? Ndërsa Kosova e karakterizoi ngjarjen si “skandal diplomatik”, publiku nuk u nderua as me një konferencë për shtyp nga MPB për të kuptuar se çfarë ka ndodhur. A është e vërtetë që një person nga sigurimi i Gashit ka kërcënuar me armë zjarri punonjësit e TAV-it dhe cila ishte roli i tij? A do ta hetojë dhe njoftojë këtë në detaje MPB-ja apo do të përpiqet ta fshehë rastin? Është më se e qartë që dikush po përpiqet të fshehë disa fakte.

LSDM kërkon një zbardhje të plotë të ngjarjes dhe një komunikim transparent nga MPB-ja. Si në shumë situata të tjera, në këtë mandat të shkurtër të Qeverisë, qytetarët nuk e dinë se çfarë po ndodh dhe cila është e vërteta. Ne shohim çdo ditë informacione të kundërta për shumë tema, dhe ato vijnë drejtpërdrejt nga përfaqësuesit më të lartë të pushtetit. Mucunski thotë një gjë për kreditin për hekurudhën drejt Bullgarisë, Nikoloski një tjetër.

Mickoski thotë se do të gjejë një mënyrë për të ulur pagat e funksionarëve, ministrja e financave thotë se do të largohet nëse i ulen pagat. Partitë shqiptare në pushtet kanë pretendime krejt të ndryshme nga VMRO-DPMNE për të gjitha çështjet me interes të tyre, pavarësisht nëse bëhet fjalë për MANU-në shqiptare apo balancerin. Kjo Qeveri është shumë e pandershme ndaj qytetarëve dhe është më se e qartë se e vërteta do të jetë e vështirë për t’u zbuluar, thuhet në deklaratën e partisë.