Dy persona dyshohet se sot janë sulmuar nga reperi shqiptar Noizy dhe 7 burra të tjerë – me boks hekuri. Personat e sulmuar nga grupi i reperit janë Muhamet Iseni – (tiktoker i njohur si Medi) dhe Bekim Hardergjonaj.
E tiktokeri Muhamed Iseni, tashmë ka konfirmuar vet këtë rast në rrjetet sociale, ku ka treguar edhe ngjarjen se si erdhi deri te rrahja.
Ai ka përmendur emrin e reperit Stresi, duke e akuzuar atë për ngjarjen e cila ndodhi.
“Bravo i qoftë Arkimendit si ma boni këtë kastile, ulu, ulu mos rri n’kambe, e mbyllën derën, i përzunën krejt çunat prej “backstages”. Si i kanë mbyll dyrtë, nji minut është i lartë, janë fut para, mbrapa edhe direkt m’kanë gju me hekra n’kry”, dëgjohet duke thënë “Medi” në një bisedë me Cllevion në TikTok.