Kjo veçori në dukje e përshtatshme mund të fshehë një kurth.
Parkimi i makinës shoqërohet shpesh me një sërë lëvizjesh që drejtuesit bëjnë automatikisht, nga një moment i caktuar e tutje.
Një nga këto lëvizje është mbyllja e pasqyrave të automjetit, pavarësisht nëse rruga ku parkojmë është e ngushtë apo e gjerë.
Në këtë mënyrë drejtuesit e mjeteve mendojnë se do të kursejnë hapësirë për makinat që kalojnë rrugën.
Megjithatë, edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme në fillim, palosja e pasqyrave nuk është një zgjidhje për të zvogëluar rrezikun e një aksidenti që mund të shkaktojë dëme në makinë.
Ndaj nuk duhet të mbyllni gjithmonë pasqyrat e makinës kur parkoni, pasi ndonjëherë ato mund t’ju shpëtojnë nga më shumë dëmtime.
Në fakt ka nga ata që pohojnë se nëse i lëmë hapur mund të parandalohen dëme më të mëdha.
Kur duhet dhe kur nuk duhet
Është mirë t’i lini pasqyrat e automjetit tuaj të hapura kur parkoni paralelisht në një rrugë – domethënë kur automjetet e parkuara janë njëra pas tjetrës.
Me pasqyrën e hapur volumi i makinës rritet “vizualisht” dhe vetë makina vihet re më lehtë nga shoferët që kalojnë. Pra, kur këta shoferë i afrohen makinës së parkuar, ata zakonisht vlerësojnë në mënyrë të pandërgjegjshme një distancë më të gjatë prej saj.
Me pasqyrat e mbyllura, drejtuesit kalimtarë llogaritin një distancë më të shkurtër nga makina e parkuar dhe kështu rreziku për të goditur makinën – jo vetëm pasqyrën e saj – rritet ndaj rritet dhe kujdesi i shoferëve.
Megjithatë, nëse parkoni vertikalisht në një vend parkimi (me një makinë pranë tjetrës) duhet të mbyllni pasqyrat e automjetit.
Kjo rrit distancën mes dy makinave dhe e bën më të lehtë kalimin mes makinave, duke ulur në të njëjtën kohë rrezikun e dëmtimit të pasqyrave.
Mbyllja e pasqyrave është edhe më e dobishme kur parkojmë vertikalisht në garazhe të mbyllura me gjerësi të kufizuar ku parkohet një makinë tjetër pranë saj.