MPB ka njoftuar se më datë 30.07.2024 në ora 16:00 në SPB-Tetovësnjë 50 vjeçar nga një fshat i Tetovës ka raportuar se është mashtruar nga personi H.I. (32) nga rrethina e Tetovës për shumën prej 23.000 euro. Sipas raportit, gjatë muajit shkurt H.I. e ka mashtruar dhe me të ka lidhur marrëveshje për shitblerje të patundshmërisë në Tetovë me sipërfaqe të përgjithshme rreth 11.000 metra katrorë, e cila ishte në pronësi të personave të tjerë. Janë marrë masat për zbardhjen e rastit.