Nga sot e deri në mes të qershorit, të gjitha ndërmarrjet e vogla dhe të mesme do të mund të aplikojnë për marrjen e parave nga shtylla e tretë e ndihmës shtetërore për mbështetje të ekonomisë.
Një total prej 10.5 milionë eurosh janë në dispozicion për kompanitë, të cilët mund t’i përdorin për avancimin e prodhimit, në reparte të reja, teknologjitë dhe pajisjet, marketing, promovime dhe krijimin e markave. Katër masa janë në dispozicion dhe shteti do të mbulojë 30 deri në 70 përqind të investimit.
Zëvendëskryeministri për Çështje Ekonomike, Koço Angjushev është optimist. Ai mendon se këto masa do të lëvizin ekonominë vendase.
Në korrik, duhet të shpallet thirrja e dytë dhe në shtator, e treta, për kompanitë e vogla dhe të mesme. Marrëveshjet e para pritet të përfundojnë deri në fund të korrikut, dhe deri në fund të vitit qeveria pret që ndërmarrjet e vogla dhe të mesme të përdorin të gjitha 10 milionë eurot.