Gruaja nga Pallçishti i Tetovës sulmohet fizikisht nga vëllai i saj, arrestohet sulmuesi


MPB ka njoftuar se e datë 28.07.2024 në ora 16:00, në fshatin Pallçisht të poshtëm të Tetovës, punonjësit policorë të NJP- Kamnjan, kanë privuar nga liria personin B.M (44) nga Pallçishti i Poshtëm, i cili paraprakisht ishte denoncuar nga motra e tij 46-vjeçare, se e kishte sulmuar fizikisht para shtëpisë së saj. Ai është ndaluar në komisariat dhe pas dokumentimit të plotë të rastit kundër tij do të vijojë parashtresa përkatëse.Pa Censurë