Nesër në hapësirat e Klubit të deputetëve, kryeministri Zaev, zëvendëskryeministri për çështje evropiane, Bujar Osmani, përfaqësues të partive tjera të koalicionit qeveritar, organizata joqeveritare si dhe intelektualë të njohur, do të fillojnë zyrtarisht fushatën pro Referendumit. Siç mëson jozyrtarisht gazeta KOHA, veç tjerash do të bëhet publike edhe motoja e koalicionit pro Referendumit me fjalët kryesore “Maqedonia Evropiane”. “Fushata do të jetë e kombinuar, pjesëtarët e koalicionit pro Referendumit do të kenë bashkëpunim të ngushtë ndërmjet vete, deputetët do të jenë aktiv pro Referendumit, por edhe partitë politike do të jenë në terren