Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama, ka njoftuar ndryshime ne qeveri.
Taulant Balla, nuk do të jetë më ministër i Brendshëm, por ai do të marrë postin e ministrit të Shtetit për marrëdhënien me Parlamentin.
Ndërkohë që Taulant Ballën në Ministrinë e Brendshme pritet ta zëvendësoje, Ervin Hoxha.
Rama njoftoi se Niko Peleshi, nuk do të jetë më Ministër i Mbrojtjes, por këtë post do e drejtojë Pirro Vengu.
Po ashtu, ikën Ervin Mete nga Ministria e Financave, post te cilin do ta marrë Petrit Malaj.
Sakaq, Niko Peleshi, do të jetë kryetar i Grupit të PS-së, kurse Elisa Spiropali, do të jetë kryetarja e re e Parlamentit.
NDRYSHIMET NE QEVERINE RAMA:
Ministër Shteti për Marrëdhëniet me Parlamentin: Taulant Balla
Ministër i Brendshëm: Ervin Hoxha
Minister i Financave: Petrit Malaj
Ministër i Mbrojtjes: Pirro Vëngu
Kryetare e Kuvendi: Elisa Spiropali
Nënkryetar i parlamentit: Bledi Çuçi
Kryetar i grupit parlamentar të PS: Niko Peleshi