Festë e përgjakshme familjare në Kërçovë: I mituri dhe dy persona të tjerë janë lënduar rëndë pasi një i ftuar ka qëlluar me armë


Në orët e para të mëngjesit, rreth orës 3, oficerët e policisë nga stacioni policor në fshatin Zajas të Kërçovës arrestuan B.U. (46) nga fshati Baçishtë i Kërçovës, i cili është përkohësisht i punësuar në Austri.

Ai, gjatë një feste familjare në të njëjtin fshat, qëlloi pa autorizim disa plumba me pistoletë “Smith & Wesson”, e cila ishte në pronësi të babait të tij, R.U. (64), që e posedonte me leje. Si pasojë, E.E. (33), M.R. (57) dhe një vajzë e mitur, të gjithë nga fshati Baçisht, u plagosën dhe u dërguan në Ndihmën e Shpejtë në Kërçovë, ku u konstatuan plagë të rënda trupore, informoi zëdhënësi i Sektorit për Punë të Brendshme të Ohrit, Stefan Dimovski.

Dimovski gjithashtu njoftoi se nga R.U. u konfiskuan pistoleta dhe 300 plumba, të cilat ai i posedonte me leje.

Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes, Sektori për Punë të Brendshme Kërçovë do të paraqesë kallëzime penale.