Aksident në rrugën regjionale Tetovë-Gostivar, lëndohet rëndë motoçiklisti nga Bogovina


MPB ka njoftuar se me datë 27.07.2024, në orën 10:00, në Stacionin Policor të Gostivarit u raportua se në rrugën rajonale Gostivar – fshati Gradec, Gostivar, ka ndodhur një aksident trafiku midis një automjeti “Audi” me targa gjermane, i drejtuar nga L.A. (32) nga fshati Gradec dhe një motor pa targa, i drejtuar nga D.S. (25) nga fshati Bogovinë, Tetovë. Në aksident, motoçiklisti ka pësuar lëndime të rënda trupore, të cilat janë konstatuar në Spitalin Klinik të Tetovës. Një ekip hetimi nga DPB Gostivar ka kryer inspektimin e vendit të ngjarjes.