Zëvendëskryeministri Izet Mexhiti thotë se po jetësohet ideja për krijimin dhe institucionalizimin e Akademisë së Shqiptarëve për Shkencë dhe Art në Maqedoninë e Veriut, përcjell TV21. Mexhiti thotë se ky institucion fillimisht do të financohet nga komunat.
“Në fazën fillestare, kjo nismë do të financohet nga komunat e më pas, do të punojmë drejt sigurimit të mbështetjes shtetërore, duke e bërë këtë Akademi një institucion të qëndrueshëm dhe të financuar në mënyrë të duhur. Ne besojmë fuqimisht se Akademia e Shqiptarëve për Shkencë dhe Art do të shërbejë si një pikë referimi për të gjithë ata që aspirojnë të përparojnë në këto fusha dhe të ndihmojnë në ndërtimin e një të ardhme më të ndritur për të gjithë qytetarët në Maqedoni të Veriut”, ka shkruar mes tjerash Mexhiti.