Më 25.07.2024 në orën 13:25 në Stacionin Policor të Gostivarit është raportuar se në rrugën rajonale Gostivar – fshati Çegran, pranë fshatit Forinë, një automjet “Suzuki” me targa të Gostivarit, i drejtuar nga K.D. (19) nga Austria, ka goditur këmbësorin Xh.I. (71) nga fshati Forinë dhe më pas një automjet të parkuar “Volkswagen Passat” me targa gjermane, pronë e I.E. (63) nga fshati Forinë, si dhe në vitrinën e një gomisterie. Në aksident, këmbësori ka pësuar lëndime të rënda trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm të Gostivarit. Është kryer inspektimi nga një ekip inspektimi i SPB Gostivar.