Artan Hajrizi është deklaruar sërish për rastin e vëllait të tij, Fatonit. Ai ka thënë se ka angazhuar avokatë, siç pretendon ai për të gjitha shpifjet që po bëhen nga analista dhe gazetarë në Kosovë.
“Unë krejt ia kam lënë avokatit, ai merret me këtë punë. Për shpifje për të gjitha, merret ai. Avokati merret me analista, me gazetarë me media me krejt. Nuk kam për juve asnjë informacion, çka i kam i kam me avokatët e mi. Ata merren me çështjen time dhe të familjes time. Dokumentet mu kanë vjedhë, avokati merret me këtë çështje. Edhe avokati në Gjermani edhe avokatët nga Prizreni”.
Tutje ai tregoi se do të vijë në varrim të Fatonit.
Unë duhet me ardh për varrim se e kam vëlla. Avokati e di, unë telashe nuk kam pas me shtet timin kurrë”, tha ai në Klan Kosova.
Ndryshe, ditë më parë i arratisuri nga burgu i Smrekonicës në Kosovë, Faton Hajrizi, është raportuar të jetë vrarë nga autoritetet në Serbi.
Hajrizi ka qenë në kërkim nga autoritetet serbe, pasi më 18 korrik është raportuar se e ka vrarë një zyrtar policor serb dhe e ka plagosur një tjetër, gjatë një kontrolli rutinor në Lloznicë të Serbisë, qytezë në afërsi me Bosnje-Hercegovinën.