Kishin shtënë me armën e shërbimit për rekreacion dhe aktin e kishin inçizuar, ngritet padi penale daj 3 policëve

Departamenti për Kontroll të brendshëm, Hetimet Kriminologjike dhe Standardet Profesionale pranë MPB-së ka dërguar padi penale në Prokurorinë Themelore kompetente për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Seksioni Specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga persona me pushtet policor dhe pjesëtarë të policisë së burgut, kundër A.D., oficer policor në Departamentin Policor Tearcë, D.D., oficer policor në Departamentin Policor Tearcë dhe J.B., oficer policor në Stacionin Policor për kalim kufitar në Jazhincë pranë Qendrës Rajonale për punë kufitare Veriore, për shkak se dyshohet se kanë kryer veprën penale “shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm” sipas neni 288, paragrafi 1 i Kodi Penal.

Përkatësisht, A.D. si i denoncuari i parë më 23.05.2022 dhe D.D. si i denocnuari i dytë më 24.05.2022 gjatë orarit të punës në një zonë pyjore pranë vendit të quajtur “Gjinov Kamen”, pa plotësuar kushtet ligjore për përdorimin e armëve zjarri, kanë qëlluar me një armë automatike zyrtare, të cilën e kishin në detyrë para daljes në shërbim, në prani të oficerëve policorë të tjerë që ishin të angazhuar në punë bashkë me ta.

Gjithashtu, A.D. si i denoncuari i parë më 29.02.2024 dhe J.B. si i denocnuari i dytë më 08.03.2024, gjatë kohës kur nuk ishin të angazhuar në punë, në një zonë pyjore pranë vendit të quajtur “Gjinov Kamen”, në prani të disa personave, kanë qëlluar me një armë automatike në formë rafale.

Departamenti për kontrollin e brendshëm, hetimet kriminologjike dhe standardet profesionale do të paraqesë një propozim për nisjen e një procedure disiplinore kundër oficerit policor J.B. dhe do të ndërmarrë masat obligative për largimin nga detyra deri në përfundimin e procedurës disiplinore. Për oficerët policor A.D. dhe D.D., për shkak të kalimit të afatit për nisjen e një procedure disiplinore, nuk do të paraqitet propozim për shkelje të rregullave të punës dhe disiplinës.