U përfol për një lidhje dashurie me Bleron, reagon modelja shqiptare


Artisti i njohur shqiptar, Blero, gjatë këtyre ditëve u aludua se ka nisur një lidhje të re dashurie.

Këngëtari u tha se është në një romancë të re me modelen shqiptare, Vjosa Pllana, marrë parasysh që edhe u fotografuan bashkë në një klub nate.

Bukuroshja ka reaguar me anë të një postimi, duke thënë se nuk ka qenë kurrë me të dhe se nuk është.

Ajo ka hedhur poshtë të gjitha aludimet, teksa thekson se është beqare.

“Përshëndetje njerëz, kam parë që një lajm ka shkuar viral puna e Bleros, që jam me të në lidhje. Nuk është e vërtetë, unë me të nuk kam qenë në lidhje kurrë dhe nuk jam”, u shpreh ajo.

Më tej shtoi: “Kështu që jam beqare njerëz. Vetëm desha me konfirmu, që ta sqaroj si është puna. Ju përshëndes”.