Në studimin që është publikuar në “Frontiers in Pharmacology”, është gjetur se sheqeri natyral i njohur si 2-deoxy-D-ribose (2dDR), mund ta nxisë rritjen e flokëve te tullacët.
Shkencëtarët nga Universiteti i Sheffieldit dhe Universitetit COMSATS në Pakisatan kanë zbuluar një komponim të sheqerit i cili mund të luajë rol në restaurimin e fijeve të flokut.
Ata gjetën se sheqeri natyral, i cili prodhohet natyrshëm nga organizmi, që quhet 2-deoxy-D-ribose (2dDR), mund ta nxisë rritjen e flokëve përmes formimit të enëve të reja të gjakut. Ky proces vital i ushqen folikulat e flokëve, duke i mbështetur në prodhimin e flokëve të reja.
Sheqernat si riboza dhe dezoksiriboza, të cilat klasifikohen si monosakaride apo sheqerna të thjeshta që jetojnë në organizma, janë komponime esenciale të acidit nukleik. Riboza gjendet në acidin ribonukleik (ARN) kurse dezoksiriboza gjendet në acidin dezoksiribonukleik (ADN).
Përgjatë tetë vjetëve të fundit, ekipi i studiuesve janë fokusuar në përdorimin e sheqerit 2dDR për të stimuluar rritjen e enëve të gjakut për riparimin e plagëve. Papritur, ata vunë re një ndërveprim në mes të shërimit të plagëve dhe rritjes së flokëve.
Për të parë efektin e këtij sheqeri në humbjen e flokëve, shkencëtarët zhvilluan një model për minj, duke shkaktuar humbjen e flokëve të tyre përmes nxitjes së testosteronit.
Ata pastaj panë se një sasi e vogël nga ky sheqer natyral promovonte ri-rritjen e flokëve duke ngritur nivelin e rrjedhshmërisë së gjakut te folikulat e flokëve.
Ky zbulim mund të çojë në krijimin e kurës për tullacërinë, gjendje kjo që prek rreth 50% të burrave në botë.
Rezultatet preliminare
Rezultatet e studimit tregojnë se dezoksiriboza përshtatet me efektin e minoksidilit për stimulimin e rritjes së flokëve, duke prezantuar kështu një trajtim premtues për trajtimin e çështjes së humbjes së flokëve.
Minoksidili, në barnatore në SHBA gjendet vetëm në dy produkte, të cilat janë të aprovuara nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), në Rogaine dhe Theroxidil, ilaçe këto që kanë efekte anësore si ndjeshmëri ndaj dritës dhe irritim të lëkurës.
“Dezoksiriboza gjendet natyrshëm në organizëm, është jo e kushtueshme dhe stabile. Ne kemi parë së mund jetë burim i zhvillimi të ndonjë gjeli për flokë. Kjo gjë e bën atë kandidat atraktiv për të eksploruar mundësitë për trajtimin e rënies së flokëve tek burrat”, ka thënë në konferencë për shtyp, profesori Muhammed Yar, nga Universiteti COMSATS.
Ndërsa Sheila MacNeil, nga Universiteti i Sheffieldit ka thënë se ani pse këto rezultate janë preliminare, janë mjaft premtuese.
“Kjo mund të ofrojë një tjetër qasje në trajtimin e tullacërisë, e cila mund të ndikojë për të mirë tek vetëbesimi i burrave dhe imazhi personal”, ka thënë MacNeil.