Shkencëtarët testuan peshkaqenët në det pranë bregut të Brazilit dhe zbuluan se ata ishin pozitivë për kokainë. Hulumtuesit kanë sugjeruar prej kohësh se jeta detare mund të ndikohet nga droga që trafikantët hedhin në ujë. Tonelata kokainë janë gjetur në ujërat rreth Floridës, Amerikës së Jugut dhe Amerikës Qendrore.
Studimi i fondacionit Osvaldo Cruz në Brazil zbuloi prova se peshkaqenët në të vërtetë janë prekur nga drogat që ndotin oqeanin.
Shkencëtarët ekzaminuan 13 peshkaqenë brazilianë me dhëmbë të mprehtë (Rhizoprionodon lalandii) të cilët ishin blerë nga barka të vogla peshkimi. Ky lloj kalon të gjithë jetën e tij në ujërat bregdetare dhe për këtë arsye ka më shumë gjasa të ekspozohet ndaj ndotjes. Të gjithë 13 peshkaqenët rezultuan pozitivë, me përqendrime 100 herë më të larta se ato të raportuara më parë për krijesa të tjera ujore, zbuluan shkencëtarët.
Megjithatë, studimi thekson se fusha e hulumtimit është “shumë e kufizuar” dhe ndikimi i kokainës në jetën ujore nuk është plotësisht i njohur.
Edhe vitin e kaluar u publikuan të dhëna për peshkaqenë pozitivë për kokainë.