MPB me kallëzim penal kundër nipit të Ali Ahmetit, Drin Ahmeti, për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar”


Përveç Drin Ahmetit, i cili është menaxher i kompanisë nga Kërçova nga viti 2017 e deri më tani, raporti për “keqpërdorim të pozitës dhe autoritetit zyrtar” përfshin edhe menaxherin që ka menaxhuar nga viti 2008 deri në vitin 2017.

– Në periudhën nga viti 2016 deri në vitin 2023, të pandehurit kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Burimet Minerale dhe marrëveshjen koncesionare për shfrytëzimin e një lokaliteti në komunën e Zajazit, të lidhur ndërmjet personit juridik dhe qeverisë, të përfaqësuar nga ministri i atëhershëm i Ekonomisë. Ata ishin të detyruar të paguanin një tarifë vjetore të përcaktuar saktësisht për shfrytëzimin e hapësirës që ishte dhënë me koncesion për shfrytëzim dhe një tarifë për sasinë e shfrytëzuar të lëndës së parë minerale dhe si nënshkrues në kurriz të personit juridik paguanin më pak koncesion. Tarifa në vlerë të përgjithshme prej 1,6 milion denarë, duke shkaktuar dëme edhe në buxhet, njoftoi MPB.

Ka pasur raportime për keqpërdorime edhe ndaj disa punonjësve të Ministrisë së Ekonomisë, të cilët ishin të detyruar të mbikëqyrnin koncesionin.