Detaje për masakrën në shtepinë e pleqve në Kroaci: Vrasësi vrau nënën e tij dhe edhe katër persona të tjerë

Në Daruvar, një veteran i luftës kroate vrau pesë persona në një shtëpi për të moshuar, përfshirë nënën e tij. Sipas informacioneve jozyrtare të siguruara nga Jutarnji list, vrasësi, i lindur në vitin 1973, hyri në shtëpinë e të moshuarve me një pistoletë dhe vrau nënën e tij, banorët e shtëpisë dhe punonjësit.

Në ngjarjen tragjike në Daruvar, janë goditur nga plumbag gjithsej tetë persona – pesë janë të vdekur, një është në gjendje kritike dhe dy të tjerë janë jashtë rrezikut për jetën. Vrasësi ka ikur pas krimit, por policia e ka kapur shpejt në afërsi të kafenesë “Daruvac”.