MPB ka njoftuar Më datë 22.07.2024 në ora 00:45 në DPB-Gostivar është raportuar se në rrugën ,,Bregu i Vardarit” ka ndodhur prishje e rendit dhe qetësisë me muzikë të lartë nga një lokal në pronësi të V.A.(37) nga Çegrani i Gostivarit. Punonjësit e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe pas matjes, pronarit të objektit i është lëshuar urdhërpagesë kundërvajtëse sipas nenit 8 të Ligjit për kundërvajtje kundër rendit dhe qetësisë publike.Pa Censurë