Arrestohet i kërkuari i policisë nga Nikushtaku i Kumanovës, ishte i dënuar për disa vepra penale

Më 22.07.2024, në orën 04:00, oficerët e policisë nga SPB Kumanovë arrestuan A.I. (35) nga fshati Nikushtak, komuna e Likovës. Ai ishte dënuar me pesë vjet e shtatë muaj burg për veprat penale “prodhim dhe trafikim i paautorizuar i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” sipas nenit 215, “tregti me njerëz” sipas nenit 418 – a dhe “falsifikim dokumentesh” sipas nenit 378 të Kodit Penal. Ai ishte kërkuar me urdhër arresti për vuajtjen e tre viteve të mbetura të dënimit. Personi është dërguar në Institucionin Penalo-Korigjues Burgu Idrizovë për të vuajtur pjesën e mbetur të dënimit të tij.