Një atentat që i ka shkaktuar vdekjen tre personave dhe ka lënë të plagosur rëndë një tjetër është shënuar mbrëmjen e djeshme ne Memaliaj.
Atentati kishte për shënjestër anëtarët e familjes Kalemi, por breshëri e plumbave i mori jetën dhe dy personave që s’kishin asnjë lidhje me sagën e vrasjeve mes familjes Kalemi dhe Papa. Njëri ishte duke bërë punën si kamerier, ndërsa tjetri po shijonte një pije në këto net te nxehta vere.
Marsel Çela 47 vjeç, klient në lokalin ku ndodhi atentati dhe Gledian Muka 36 vjeç, janë dy viktimat e pafajshme të kësaj masakre në Memaliaj.
Autorët me një makinë të zezë kanë shkuar jashtë lokalit ku qëndronte babai i Andea Kalemit, Shyqyri Kalemi dhe xhaxhai, Artur Kalemi dhe kanë qëlluar me breshëri plumbash.
Plumbat kanë lënë të vdekur babain e Andrea Kalemit, i njohur dhe si Adriatik, ndërsa i plagosur rëndë ka ngelur xhaxhai.
Andrea Kalemi dhe vëllai i tij, Arturi ishin në një tavolinë jashtë lokalit, kur plumbat e kallashnikovit u “derdhën” mbi ta. Fatin e zi e kishte kamerieri dhe klienti, të cilët humbën jetën tragjikisht nga kjo ngjarje.
Një nga pistat që po hetohet është hakmarrja mes familjes Kalemi dhe Papa. Përplasja e cila ka nisur që në vitin 2022 pas vrasjes së Aleksanër Sadikaj.
Dyshohet se autorët e kësaj vrasje kanë qenë tre, të dyshuar si vrasës me pagesë. Më herët gazetari Igli Çelmeta tha se ka dyshime se porosia për këtë atentat mund të ketë ardhur nga Dubai.
Policia ka mbledhur pamjet nga kamerat e sigurisë, ndërsa në të shfaqet automjeti tip BMË me ngjyrë të zezë, që u gjet disa orë më pas duke u djegur në zonën e Mallakastrës.