Flaka Surroi: Faton Hajrizi s’ishte hero por ishte kriminel i rrezikshëm


Flaka Surroi, opinioniste e njohur, ka shkruar në lidhje me Faton Hajrizin, i vrarë në Serbië pasi paraprakisht vrau një polic serb dhe plagosi një tjetër.

Në një shkrim i botuar në Koha, Surroi ka shkruar se Hajrizi ka mund të jetë ushtari i ri i UÇK-së, porse nuk ka qenë dhe nuk është hero.

Sipas Surroit, Hajrizi mbi të gjitha ka qenë një viktimë e shoqërisë dhe sistemit.

“Hajrizi mund të ketë qenë ushtar i ri i UÇK-së, porse nuk ka qenë dhe nuk është hero se pse e ka vrarë ushtarin rus, e as këtë policin serb. Hajrizi është apo ishte kriminel i rrezikshëm, që është dënuar edhe për armëmbajtje pa leje, pos për plaçkitje e plagosje. Por mbi të gjitha, ishte viktimë e shoqërisë dhe e sistemit, që nuk e trajtoi të mitur atëherë kur u desh” – ka shkruar zonja Surroi, ndër të tjera.