Një familje nga Maqedonia e Veriut aksidentohet rëndë në Serbi, një grua humb jetën


Një familje nga Maqedonia e Veriut ka pësuar një aksident të rëndë në afërsi të Leskovcit, Serbi, ndërsa po kthehej nga pushimet në Slloveni. Sipas mediave serbe, një grua që ndodhej në automjet ka humbur jetën, ndërsa bashkëshorti i saj, dy fëmijët dhe një e moshuar kanë mbetur të lënduar.

Aksidenti ndodhi kur drejtuesi i automjetit humbi kontrollin dhe u përplas me një parmak, i cili depërtoi në gjithë veturën. Si pasojë e aksidentit, trafiku në zonë është ende i bllokuar. Nacionaliteti i familjes ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.