Më 17.07.2024, në orën 20:45, në SPB Shkup, nga Kompleksi Klinik “Nënë Tereza” në Shkup është raportuar se te ata është sjellë M.P. (58) nga Shkupi me djegie, e cila ka marrë lëndimet rreth orës 19:15.
Sipas raportit, ndërsa kalonte pranë një pusete me kabllo nëntokësore të EVN-së në trotuarin e bulevardit “Krste Misirkov”, në pusetë ndodhi një shpërthim, nga i cili ajo mori lëndimet.
Pas inspektimit të kryer nga oficerët e policisë, u konstatua se shpërthimi kishte ndodhur si pasojë e lidhjes ilegale në rrjetin elektrik të EVN-së.