Në redaksinë e portalit Pacensure qytetarët janë ankuar nga rreziku që u kanoset nga shtyllat elektrike të intesitetit të lartë në fshatin Dobridoll.
Edhe pse janë ankuar dhe kanë kërkuar ndihmë nga EVN-ja, tashmë është dita e katërt që nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
“Jeta e banorëve është në rrezik, shtylla elektrike e dëmtuar gati sa nuk ka rënë në rrugë, kemi kërkuar ndihmën e EVN-së por nuk janë përgjigjur”, deklaron një banor i fshatit Dobridoll./Pacensure