Drejtoria Doganore ka njoftuar se është parandaluar një përpjekje për nxjerrje të paligjshme të valutave në pikën kufitare Tabanoc në shumën prej 6,850 euro, pasi një shtetas maqedonas nuk i kishte deklaruar ato. Valutat u konfiskuan dhe kundër personit u ngrit një kallëzim për shkelje të valutave.
Personi, përndryshe pasagjer në një automjet të rëndë dhe shoferi i kamionit, kur u pyetën nga oficerët doganorë nëse kishin diçka për të deklaruar, thanë se nuk kishin asgjë. Për shkak të dyshimit, automjeti u përzgjodh për kontroll, ku në xhepin e majtë të përparmë të pasagjerit u gjetën 8,850 euro për të cilat personi nuk posedonte dokument për origjinën e parave.
Sipas Ligjit për Punë Valutore, personit iu kthyen dy mijë euro, ndërsa pjesa tjetër u konfiskua.
Ky është rasti i dytë brenda dy ditëve për konfiskim të valutave. Apelojmë tek qytetarët që t’i deklarojnë valutat gjatë hyrjes dhe daljes nga shteti.