Sektori për Punë të Brendshme Tetovë ka dorëzuar kallëzim penal kundër H.H. (20) dhe L.H. (21), të dy nga Tetova, për shkak të dyshimeve të bazuara për kryerjen e veprës penale “torturë ndaj kafshëve”. Gjatë muajit shkurt 2024, të dyshuarit kishin organizuar përleshje me qen ku ishin të pranishëm disa persona. Pas masave të marra, rasti u zgjidh dhe një nga qentë u gjet dhe u strehua përkohësisht.