Vetëm dy ditë pas atentatit ndaj kandidatit për president të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, pasuria e tij u rrit për më shumë se 1 miliard dollarë, njofton revista presigjoze ‘Forbes‘.
Mbi 1 miliard dollarë është shtuar në vlerën neto të Trump të hënën, pasi aksionet e Trump Media—prindit të platformës sociale Truth Social—u rritën disa ditë pas një përpjekjeje për vrasje të Trump, i cili mbajti një pjesë të shumicës në kompani.
Trump ka një pasuri neto prej 6.6 miliardë dollarësh, që e rendit atë në mesin e 500 njerëzve më të pasur në botë, sipas vlerësimeve të fundit të Forbes.
Pasuria e tij neto është rritur në më shumë se 8 miliardë dollarë, nga rreth 4.1 miliardë dollarë kur Trump Media doli në publik më 26 mars dhe çmimi i aksioneve të kompanisë arriti në 79.38 dollarë.
Vlera e vlerësuar e Trump Media është midis 40 dhe 90 milionë dollarë.
Trump ishte duke folur në një tubim më 13 korrik në Pensilvaninë perëndimore kur u dëgjuan disa të shtëna. Më vonë, ai tha se një plumb i shpoi pjesën e sipërme të veshit të djathtë.
Dy persona u vranë, përfshirë sulmuesin e dyshuar dhe dy persona që ishin në audiencë po ashtu u plagosën rëndë.
FBI ka identifikuar të dyshuarin si Thomas Matthew Crooks, 20 vjeç, nga Pensilvania.