MPB njofton se Departamenti i kontrollit të brendshëm dhe hetimeve kriminale të Ministrisë së Punëve të Brendshme ka dërguar Prokurorisë Themelore për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit – Sektori Specializuar për ndjekjen e veprave penale të kryera nga personat me autoritet policor dhe pjesëtarët e policisë së burgjeve, ka dorëzuar një denoncim penal kundër D.S., F.GJ. dhe D.J., oficerë policie në stacionin policor “Qendër”, për dyshime se kanë kryer veprën penale “pranimi i ryshfetit” sipas nenetit 357 paragrafi 1 i Kodit Penal.
Ata dyshohen se më 4 korrik 2024 rreth orës 23:00 në rrugën “Dame Gruev” në Shkup, duke kryer detyra zyrtare, kanë kërkuar dhe pranuar një dhuratë për veten për të mos kryer një veprim zyrtar, në këtë rast, për të mos konstatuar një shkelje të trafikut dhe kështu kanë dëmtuar imazhin e Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Departamenti për kontrollin e brendshëm, hetimet kriminale dhe standardet profesionale kundër oficerëve policie do të propozojë nisjen e procedurës për shkelje të rregullave të punës dhe disiplinës dhe do të caktojë masën obligative të largimit nga vendi i punës deri në përfundimin e procedurës disiplinore.