VMRO-DPMNE: Venko Filipçe të tregoje faturat për veturën dhe të tregojë se si e ka blerë me pagën e tij


Venko Filipçe të japë faturat për xhipin dhe të tregojë se si e ka blerë me pagën e tij. Venko Filipçe mund të shihet duke u vozitur në një Audi Q8 luksoz, të cilin nuk e ka deklaruar në formularin e tij të pasurisë. Venko Filipçe duhet të tregojë se si e ka paguar xhipin luksoz dhe si ka arritur ta bëjë këtë me pagën e tij, thuhet në deklaratën e VMRO-DPMNE.

– Nëse xhipi nuk është në emrin e tij, Filipçe të tregojë se çfarë shërbimi i ka bërë atij që e ka blerë. Askush nuk blen një xhip të ri me vlerë qindra mijëra euro dhe ia jep për ta vozitur dikujt tjetër, dhe rastësisht ai dikush tjetër të jetë ish-ministër i shëndetësisë dhe lider i një partie opozitare. Filipçe të mos fshihet pas partisë, të dalë dhe të tregojë faturat për xhipin, nëse nuk i ka, të tregojë kush ia ka blerë dhe pse. Filipçe duhet të dijë se të qenit kryetar i një partie politike nuk do ta shpëtojë nga përgjegjësia – thonë nga partia.