Ish-piloti i Formula 1, Ralf Schumaher, ka lënë të kuptohet që është në një lidhje homoseksuale.
Ai ka publikuar një fotografi përkrah një burri tjetër të cilin e ka quajtur partnerin e tij të duhur.
“Gjëja më e mirë në jetë është kur e ke partnerin e duhur përkrah e me të cilin mund të ndash gjithçka”, ka shkruar Schumaheri në postimin e tij në Instagram.
Ajo që duket e ka qartësuar postimin e tij është komenti i yllit televiziv, Carmen Geiss, e cila i ka komentuar Ralfit duke i thënë që më në fund ai pas dy vjetësh mund t’ia shfaqë dashurinë e tij botës.
Ai ka qenë i martuar për 14 vjet me ish-modelen Cora-Caroline Brinkmann, nga e cila martesë lindi edhe i biri i tyre, David Schumacher.
Përndryshe Schumaheri është vëllai i legjendës së këtij sporti, Michael Schumaher.