Alcaraz e “shkel” tenistin serb Djokoviç, e fiton në finalen e Wimbledon 3 me 0


Tenisti spanjoll Carlos Alcaraz është fituesi i turneut prestigjioz Grand Slam Wimbledon të këtij viti, pasi mposhti Novak Djokovic në finalen e sotme në Londër. Serbi nuk pati asnjë shans, Alcaraz e përfundoi ndeshjen shpejt, për dy orë e 29 minuta, duke fituar me rezultat 3-0 në sete (6-2, 6-2, 7-6).